Jules Koundé mbetet një nga emrat më të nxehtë në tregun e futbollit.
Mbrojtësi i Barcelonës ka përfunduar në radarët e klubeve të Premierligës, por nga Katalunia mesazhi është i qartë: objektivi është ta mbajnë.
Sipas raportimeve, disa klube angleze kanë shfaqur interes konkret për francezin, i cili konsiderohet një profil i rëndësishëm për repartin defanziv dhe një lojtar me eksperiencë ndërkombëtare, përcjell “Gazeta Express”.
Megjithatë, Barcelona nuk e ka ndërmend të hapë negociata lehtësisht.
Drejtuesit blaugrana e konsiderojnë Koundén një element kyç të projektit dhe janë të gatshëm të rezistojnë ndaj ofertave që mund të vijnë nga Anglia.
Lojtari, i cili ka kontratë afatgjatë me klubin katalanas, mbetet një pikë referimi në mbrojtje dhe një zgjedhje e rëndësishme për trajnerin, falë fleksibilitetit të tij mes qendrës dhe krahut të djathtë.
Interesi nga Premierliga është real, por për momentin topi është në fushën e Barcelonës, e cila nuk duket e gatshme të heqë dorë nga një prej lojtarëve të saj më të besueshëm. /Gazeta Express