Klubet e Premierligës do t'i kërkojnë përmbysjet e mëdha në Champions javën tjetër - Gazeta Express
string(81) "klubet-e-premierliges-do-ti-kerkojne-permbysjet-e-medha-ne-champions-javen-tjeter"

Futboll

Gazeta Express

12/03/2026 13:46

Klubet e Premierligës do t’i kërkojnë përmbysjet e mëdha në Champions javën tjetër

Futboll

Gazeta Express

12/03/2026 13:46

Është një tjetër javë historike për skuadrat e Premierligës në Ligën e Kampionëve, por jo për arsyet që tifozët anglezë do t’i dëshironin.

Nga 6 ekipe angleze që i luajtën sfidat e tyre në të tetën e finales, asnjëri prej tyre nuk arriti të regjistrojë fitore në ndeshjet e para të eliminatoreve këtë mesjavë, duke e shënuar një moment jashtëzakonisht negativ për kampionatin më të ndjekur në botë.

Bilanci i zi: 0 fitore, 4 humbje, 2 barazime

Statistikat e performancës së skuadrave angleze këtë javë në Champions League janë tepër të qarta dhe shqetësuese:

Manchester City u mund me 3‑0 nga Real Madrid në “Bernabéu”, me një tregolësh të Federico Valverdes, që ua dha spanjollëve një avantazh të madh, shkruan “The Guardian”, përcjell “Gazeta Express”.

Chelsea e pësoi një disfatë të rëndë 5‑2 nga Paris Saint‑Germain duke i treguar vështirësitë në mbrojtje dhe në ndeshjet evropiane.

Tottenham Hotspur po ashtu u mund 5‑2 nga Atlético Madrid, një rezultat që i ka vendosur “Spurs” në një situatë shumë delikate për kualifikim.

Liverpooli humbi 1‑0 nga Galatasaray në Turqi dhe do të duhet ta përmbysë rezultatin në “Anfield” në ndeshjen e kthimit.

Arsenali dhe Newcastle United arritën vetëm barazime në ndeshjet e para — përkatësisht 1‑1 ndaj Bayer Leverkusenit dhe Barcelonës.

Pra, të 6 klubet angleze që luajtën këtë mesjavë në Champions League, bilenci ishte: 0 fitore, 4 humbje dhe 2 barazime, duke shënuar një statistikë të rëndë që nuk është parë shpesh për skuadrat e Premierligës në fazat eliminuese.

Premierliga vazhdon të jetë liga më e fuqishme dhe më e ndjekur në botë, me buxhete enorme dhe emra të mëdhenj në stol dhe në fushë.

Megjithatë, skuadrat angleze po hasin vështirësi serioze në fazat më të avancuara të Ligës së Kampionëve, duke u treguar jo konkurruese në ndeshjet kyçe të eliminatoreve dhe duke pasur probleme taktike dhe organizative.

Analistët e sportit e shohin këtë moment si një sinjal alarmi për futbollin anglez në Evropë, pasi performanca e përbashkët e ekipeve të Premierligës në Evropë ndikon edhe në koeficientin evropian të ligës dhe prestigjin e saj ndërkombëtar.

Përmbysjet e mëdha, javën tjetër?

Të gjitha ekipet që nuk fituan këtë javë do ta kërkojnë një rimëkëmbje drastike në ndeshjet e kthimit, duke u përpjekur t’i bëjnë përmbysjet e mëdha dhe të avancojnë në çerekfinalet e Championit.

Por me 0 fitore nga 6 skuadra këtë javë, realiteti është i qartë — Premierliga ka punë të madhe për t’u rikthyer në nivelet e performancës evropiane që fansat e presin prej vitesh. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement