Klubet angleze, në garë për Milikun - Gazeta Express
string(34) "klubet-angleze-ne-gare-per-milikun"

Gazeta Express

23/09/2020 17:40

Klubet angleze, në garë për Milikun

Gazeta Express

23/09/2020 17:40

Sulmuesi polak i Napolit është bërë objektiv i klubeve të Premierligës. Atë e duan Fulhami e Newcastle, kurse paraprakisht e pëlqeu edhe Tottenhami

Arkadiusz Milik po pëlqehet me të madhe nga klubet evropiane, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi polak është bërë objektiv mbi të gjitha i klubeve angleze.

E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se futbollisti i Napolit ka rënë në radar të klubeve të Premierligës, Fulham dhe Newcastle.

Ndërkaq, në garë për sulmuesin e rrezikshëm është edhe Tottenhami.

26 vjeçarin paraprakisht e kërkonte edhe Roma në Itali, por palët nuk arritën marrëveshje.

Napoli synon ta shesë përfaqësuesin polak për 25 milionë euro. /Gazeta Express/