Klopp zgjidhet trajneri i vitit në Premierligë - Gazeta Express
string(46) "klopp-zgjidhet-trajneri-i-vitit-ne-premierlige"

Gazeta Express

15/08/2020 16:09

Klopp zgjidhet trajneri i vitit në Premierligë

Gazeta Express

15/08/2020 16:09

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është emëruar trajneri më i mirë i vitit në Premierligës për sezonin 2019/20, pasi arriti t’i japë fund ecurinë prej 30 vjetëve pa titullin e kampionit të Anglisë.

Liverpooli e fitoi titullin e parë të kampionit të Anglisë në 30 vjet, dhe të parin të Premierligës në histori, duke e mbyllur sezonin në Angli me 99 pikë, 18 më shumë sesa rivali më i afërt në tabelë, Manchester City, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skuadra e Kloppit ishte e pamposhtur në 27 ndeshjet e para të sezonit, nga të cilat i fitoi 26, dhe e theu rekordin për sigurimin e titullit me më së paku xhiro të zhvilluara, kur kishte mbetur edhe shtatë deri në fund të sezonit.

Strategu gjerman, i cili muajin e kaluar e fitoi çmimin për trajnerin e vitit nga Shoqata e Trajnerëve të Ligës, tani është shpërblyer edhe me çmimin për trajnerin e vitit nga Premierliga, pasi i mposhti Frank Lampardin, Brendan Rodgers dhe Chris Wilder.

Ndërkohë, mbrojtësi i krahut të djathtë i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold e fitoi çmimin për lojtarin e ri më të mirë të vitit dhe është në garë edhe për çmimin për lojtarin e vitit, ku konkurrentë i ka edhe dy bashkëlojtarë të tij në Liverpoolit, Jordan Hendersonin dhe Sadio Manen.

Trofeu i Premierligës ishte i pesti për Kloppin në Anfield, ndërsa ai e ka mundësinë ta shtojë edhe një medalje të artë në koleksionin e tij më 29 gusht, kur do të përballet me Arsenalin në Community Shield. /Gazeta Express/