Klopp: S’ia vlen ta qajmë humbjen ndaj Man City, duhet ta ecim përpara - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

05/07/2020 9:34

Klopp: S’ia vlen ta qajmë humbjen ndaj Man City, duhet ta ecim përpara

Futboll

Gazeta Express

05/07/2020 9:34

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, këmbëngul se skuadra e tij nuk do të vazhdojë ta vuajë humbjen e thellë 4:0 kundër Manchester City dhe thotë se është mësuar të hasë në vështirësi të cilat është në gjendje t’i tejkalojë më mirë tani.

Klopp ishte qartazi i irrituar kur foli para mediave menjëherë pas humbjes ndaj skuadrës së Pep Guardiolës të enjten, në ndeshjen e parë si kampion i Premierligës, transmeton Gazeta Express.

Trajneri gjerman këmbëngul se dhimbja e netëve si ajo të enjten nuk ndalet kurrë, por ai pëlqen t’i përdorë ato si ushqim për sfidat e reja, në vend se t’u bërtet lojtarëve egërsisht.

“Kam përjetuar shumë vështirësi, prandaj m’u desh më shumë së një natë, por jo më gjatë”, tha Klopp i pyetur se si e përballoi humbjen ndaj City.

“Kohë më parë kam vendosur se nuk mund t’i ndryshoj gjërat, nuk më shqetëson dhe nuk mund ta ndryshoj rezultatin (ndaj City). Mund vetëm ta përdor atë për ndeshjen e radhës”, shtoi ai.

“Ndjenjat nuk mund t’i ndalesh. Nevojitet kohë (për ta tejkaluar humbjen), por njerëzit nganjëherë i japim vetes shumë kohë të gjatë për të vuajtur nga diçka që nuk ka funksionuar”./Gazeta Express/