Klopp: Nuk e dimë çfarë do të ndodhë - Gazeta Express
string(35) "klopp-nuk-e-dime-cfare-do-te-ndodhe"

Gazeta Express

13/03/2020 17:06

Klopp: Nuk e dimë çfarë do të ndodhë

Gazeta Express

13/03/2020 17:06

30 vite pritje janë afër fundit, por Liverpooli duhet ende të presë sepse Premierligë është shtyrë për shkak të koronavirusit

Jurgen Klopp ka deklaruar se “askush nga ne nuk e di se cfarë do të ndodhë”, derisa Liverpooli po pret të kurorëzohet si mbret i Premier League.

Pas 30 vitesh, Redsat do të rrëmbejnë trofeun e shumëpritur, por festa i është shtyrë për shkak të frikës nga koronavirusi që ka shtyrë Premierligën dhe gjitha evenimentet tjera sportive.

Klopp nuk e di se çfarë do të ndodhë realisht lidhur me titullin, derisa Liverpooli është 25 pikë para Manchester City.

“Vendimi (për të suspenduar Premierligën) i sotëm është marrë për shkak të njerëzve që të jenë të sigurt. Këtë ne e mbështesim plotësisht. Kujdesuni për veten dhe të tjerët, qëndroni në shtëpi. Gjëja e parë që ne duhet të bëjmë është të kujdesemi për njëri-tjetrin”, deklaroi Klopp.

“Askush nga ne nuk e di në këtë moment se cili do të jetë rezultati përfundimtar, por si një ekip duhet të kemi besimin se autoritetet do të marrin vendime të duhura”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement