Klopp: Lojtarët e dështuar të Liverpool nuk i meritojnë ledhatimet - Gazeta Express
string(65) "klopp-lojtaret-e-deshtuar-te-liverpool-nuk-i-meritojne-ledhatimet"

Klopp: Lojtarët e dështuar të Liverpool nuk i meritojnë ledhatimet

Futboll

Gazeta Express

06/08/2022 17:30

Reds u desh që të shënojnë me Mohamed Salah në mënyrë që të shpëtojnë me një barazim në Craven Cottage

Jurgen Kopp ka kritikuar skuadrën e tij pasi që ata e filluan sezonin e ri në Premier Ligë me rezultat 2-2 kundër Fulhamit.

Lexo Edhe:

Reds barazuan rezultatin me një gol të vonë nga Mohamed Salah për ta marrë një pikë në Craven Cottage, pasi që u përballën me një skuadër të fortë të trajnerit Marco Silva që sivjet hynë në Premier Ligë.

Fulham dy herë udhëhoqën rezultatin me Aleksandar MItrovic, por Liverpool arriti që ta barazoi atë me dy gola, një të shënuar nga Salah dhe Darwin Nunez i cili hyri në pjesën e dytë dhe debutoi me gol në Premier Ligë.

“Gjëja më e mirë e kësaj ndeshje është rezultati. Ne morëm një pikë nga një ndeshje shumë e keqe e skuadrës sime”, tha Klopp pas ndeshjes për BT Spors.

“Tani pyetja, ‘si ndodhi kjo?’ I kam thënë tashmë kolegëve të juaj që sjellja e jonë nuk ishte e duhura që në fillim. Pastaj ne duhet të luftojmë që ta kthejmë rezultatin që nuk ishte e lehtë – fusha ishte shumë e thatë, gjëra të tilla nuk funksionojnë dhe ne luajtëm ashtu si deshën ata”.

“Kur ne kishim më shumë kontrolle, ne përfundonim para portës së tyre, madje edhe kur ne po humbnim 1-0 kishim mundësi më të mira për shënim. Rezultati është në rregull. S’mendoj që merituam më shumë së kaq, por paraqitja është më e përmirësuar”.

S’ka kohë për ledhatime

I pyetur nëse ai i kishte folur ashpër skuadrës së tij në pushim të pjesëlojëve, kur ata ishin duke ndjekur rezultatin pas golit me kohë të Mitroviç, Klopp buzëqeshi dhe tha: Po! Nuk mund t’i ledhatojmë gjithmonë djemtë. Ne e bëjmë këtë vetëm kur ata e meritojnë.

“Pjesa e parë, ne filluam ndeshje krejtësisht kundër mënyrës që e dëshirojmë. Ne nuk gjetëm hapësira dhe të gjithë ishin në presion. Ne nuk mund t’i thyenim vijat mbrojtëse të tyre”.

“Ishte një mesazh i qartë para ndeshjes, se ajo çfarë duhet të bëjmë është të rrezikojmë. Humbëm topa, dhe në çdo luftë për top ata fitonin, në secilën shans, në secilën goditje, ishte një ndeshje e mirë nga ata”.

“Ne asnjëherë se patëm momentumin. Ne mund ta fitonim ndeshjen, kishim shanse më të mira, por kjo ndoshta ishte një detyrë e rëndë për ne.

Çfarë ndodhi në këtë ndeshje?

Liverpool duhet të pres lajme nga Thiago Alcantara, i cili u largua nga fusha e që duket se ka një problem muskulor që ju paraqit në fillim të pjesës së dytë.

Spanjolli u zëvendësua nga Harvey Elliott dhe është lojtari i parë i Reds që kishte frikë të hynte në duele fizike dhe kishte probleme fitnesi.

Klopp për momentin është pa: Diogo Jota, Alex Oxlade-Chamberlain, Kostas Tsimikas, Ibrahima Konate, Caoimhin Kelleher, Curtis Jones dhe Calvin Ramsay, me Naby Keita që sapo është kthyer në stërvitje pas një sëmundje.

Reds kthehet në aksion më 15 gusht të hënën ku do të luaj kundër Crystal Palace në Premier Ligë. /GazetaExpress/