Klopp ia lë fajin koronavirusit për eliminimin nga Champions League - Gazeta Express
string(67) "klopp-ia-le-fajin-koronavirusit-per-eliminimin-nga-champions-league"

Gazeta Express

28/03/2020 10:48

Klopp ia lë fajin koronavirusit për eliminimin nga Champions League

Gazeta Express

28/03/2020 10:48

Trajneri i Liverpooolit, Jurgen Klopp, thotë se pandemia e koronavirusit ndikoi në përgatitjen e ndeshjes në Champions League me Atletico Madridin.

Pasi humbi 1-0 në sfidën e parë në Madrid, Liverpooli u mposhtë edhe në ‘Anfield’, pas 120 minutave me dominim të ‘Redsave’, në fund fituan mysafirët 3-2.

Lexo Edhe:

“Ka ndodhur dy javë më parë, por duket se disa vite më parë kemi luajtur kundër Atleticos”, tha Klopp.

“Ne luajtëm pa ndonjë problem të shtunën, pa menduar për atë që po ndodhte, por kur u zgjuam të hënën, dëgjova se në Madrid, ata do t’i mbyllnin shkollat e universitetet, kështu që ishte e çuditshme për ta përgatitur atë ndeshje”.

“Zakonisht nuk ngeci nga këto gjëra rreth meje. Mund të krijojë barriera në të majtë dhe të djathtë kur të përgatis një ndeshje, por në atë moment ka qenë shumë e vështirë”. /Gazeta Express/