Klopp, i interesuar për Kombëtaren gjermane - Gazeta Express
string(42) "klopp-i-interesuar-per-kombetaren-gjermane"

Klopp, i interesuar për Kombëtaren gjermane

Gazeta Express

13/07/2020 17:20

Trajneri i Liverpoolit nuk e ka fshehur dëshirën për t’u bërë selektor i Gjermanisë në të ardhmen

Jurgen Klopp i ka arritur majat e suksesit me Liverpoolin në dy sezonet e fundit.

Lexo Edhe:

Vitin e kaluar u shpall kampion i Evropës, ndërsa së fundmi edhe kampion i Anglisë.

Por, ish-trajneri i Borussia Dortmundit e ka një dëshirë të madhe për të ardhmen.

Tabloidi gjerman “Bild” shkruan se Klopp synon që pas përfundimit të kontratës me “Reds” ta marrë në dorë Kombëtaren e Gjermanisë.

Ai ka kontratë me klubin nga “Anfield Road” deri në vitin 2024. /Gazeta Express/