Klopp: Elliott pësoi lëndim të rëndë, përjetoi dhimbje të tmerrshme - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

13/09/2021 8:59

Klopp: Elliott pësoi lëndim të rëndë, përjetoi dhimbje të tmerrshme

Futboll

Gazeta Express

13/09/2021 8:59

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Harvery Elliott përjetoi dhimbje të mëdha pasi e pësoi një lëndim të rëndë në fitoren e skuadrës së tij 3:0 kundër Leeds United të dielën.

Elliott, 18-vjeçar, u bart jashtë fushës me barelë dhe u dërgua në spital pas një ndërhyrjeje të ashpër që mbrojtësi i Leeds, Pascal Struijk, e bëri ndaj tij, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Struijk u përjashtua nga loja me karton të kuq, si pasojë.

Klopp tha pas ndeshjes se Elliott e ka nxjerrë nga vendi nyjën e këmbës

Liverpooli njoftoi më vonë se ai është liruar nga spitali por do t’i duhet të operohet në ditët në vijim.

“E pashë situatën. E pashë që këmba e tij nuk ishte në vendim e duhur. Prandaj të gjithë jemi të tronditur”, tha Klopp pas ndeshjes.

“Kishte dhimbje të mëdha, tronditje për të dhe për ne”, shtoi Klopp.

Elliott, i cili iu bashkua Liverpoolit nga Fulhamni në moshën 16-vjeçare në vitin 2019, i duartrokiti derisa po bartej jashtë fushës duke marrë oksigjen. /Gazeta Express/