Klopp e kërkon mesfushorin e Portos për ta zëvendësuar Wijnaldumin - Gazeta Express
string(66) "klopp-e-kerkon-mesfushorin-e-portos-per-ta-zevendesuar-wijnaldumin"

Futboll

Gazeta Express

08/06/2021 23:48

Klopp e kërkon mesfushorin e Portos për ta zëvendësuar Wijnaldumin

Futboll

Gazeta Express

08/06/2021 23:48

Wijnaldum së shpejti s’do të jetë më lojtar i Liverpoolit.

Mesfushorit holandez do t’i skadojë kontrata në fund të muajit qershor dhe ka zëra se do të shkojë ose në Barcelonë, ose në Paris Saint Germain.

Lexo Edhe:

Jurgen Klopp, trajneri i “Redsave”, tashmë ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e 30-vjecarit.

Mediat në Angli raportojnë se Liverpooli është i interesuar për mesfushorin e Portos, Fabio Vieira, sipas Bruno Andrade.

21-vjeçari është shpallur lojtari më i mirë në Euro U-21, pasi e ka ndihmuar Portugalinë të arrijë në finale.

Ai ka kontratë me Porton deri më 2022 dhe është në bisedime me klubin për rinovimin e saj.

Klopp e pëlqen Vieiran dhe do të bëjë gjithçka për ta marrë. /Gazeta Express/