string(85) "klopp-e-do-amrabatin-te-liverpooli-fiorentina-ia-cakton-cmimin-e-largimit-mesfushorit"

Sport

Gazeta Express

12/12/2022 16:55

Klopp e do Amrabatin te Liverpooli, Fiorentina ia cakton çmimin e largimit mesfushorit

Sport

Gazeta Express

12/12/2022 16:55

Liverpooli vazhdon të jetë i lidhur me një transferim të mundshëm të Sofyan Amrabat.

Klubi anglez thuhet se ka shprehur interesim për të që nga fillimi i Kupës së Botës “Katar 2022”, transmeton Gazeta Express.

Amrabat po tregohet njëri prej futbollistëve kryesorë te Maroku, që është bërë vendi i parë nga Afrika që ka arritur në fazën gjysmëfinale në këtë turne.

Sipas raportimeve të fundit, Liverpooli është duke e rritur dukshëm interesimin për mesfushorin e Fiorentinas.

Sipas “Footmercato”, skautët e klubit kanë mbetur “të mahnitur” nga performancat e Amrabat gjatë Kupës së Botës.

Gjithashtu thuhet se Jurgen Klopp është një tifoz i madh i lojtarit dhe dëshiron ta sjellë atë në “Anfield”.

Fiorentina thuhet se do të kërkoj 40 milionë euro për shitjen e 26-vjeçarit.

Sofyan Amrabat me klubin italian ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/