Klopp: “Atletico është një makinë” - Gazeta Express
string(31) "klopp-atletico-eshte-nje-makine"

Klopp: “Atletico është një makinë”

Gazeta Express

17/02/2020 23:20

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është shfaqur në konferencë për media të hënën, një ditë para përballjes me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve.

Ai vlerësoi ekipin e Diego Simeones, pavarësisht krizës që po kalojnë në Spanjë.

Lexo Edhe:

“Liverpooli Favorit? Ndeshjet më të mira që kemi luajtur janë jashtë shtëpisë. Ndeshja kundër Barcelonës vitin e kaluar që humbëm 3-0, ishte më e mira që kemi luajtur. Nëse arrijmë kundër Atleticos rezultat të mirë do të na ndihmojë, por nuk kam çfarë të them asgjë për këtë situatë”, u shpreh Klopp.

“Nëse ka një ekip që duhet të jetë në 100 për qind është Atlético. Nëse punon do të kesh mundësi, nëse jo nuk do të kesh. Ka një arsye përse Atletico ka ardhur kaq larg në Champions. Ka kohë që kanë këtë skuadër, me disa ndryshime, por me lojtar me eksperiencë. E shoh një ekip makinë, të ndodhë çfarë të ndodhë, ata janë aty dhe nëse humbisni koncentrimin, ata do të ju shkaktojnë probleme. Nëse humbisni topin, do të keni telashe”.

“As ne nuk jemi të organizuar keq, ne respektojmë aspekte të ndryshme të lojës dhe nuk ndjehemi si fituesit e vitit të kaluar të Champions, ne jemi pretendentë për ta fituar atë këtë vit. Historia është atje, por ne e dimë se ju duhet të lini lëkurën tuaj në fushë për të arritur diçka”.

“Simeone? Kanë kaluar tetë vjet dhe akoma është emocionues, është diçka mbresëlënëse. Ai është një ndër më të mirët . Ne kemi shkëmbyer mesazhe pas humbjeve dhe fitoreve të mëdha dhe nesër do të jetë interesante”. /Gazeta Express/