Klinsmann mendon se Interi do ta fitojë Ligën e Kampionëve, kurse Napoli do ta fitojë Scudetto-n - Gazeta Express
string(95) "klinsmann-mendon-se-interi-do-ta-fitoje-ligen-e-kampioneve-kurse-napoli-do-ta-fitoje-scudetto-n"

Klinsmann mendon se Interi do ta fitojë Ligën e Kampionëve, kurse Napoli do ta fitojë Scudetto-n

Futboll

Gazeta Express

19/01/2025 23:39

Legjenda e Interit, Jurgen Klinsmann, vizitoi këtë mbrëmje klubin e tij të vjetër në San Siro dhe tha se ata “mund të fitojnë Ligën e Kampionëve”, por parashikon Napolin për të fituar Scudetto-n.

Nerazzurrët presin Empolin në ndeshjen e javës së 21-të në Serie A, e cila mund t’i çojë ata brenda tre pikëve nga liderët e Napolit me një ndeshje më pak.

Lexo Edhe:

“Është gjithmonë e mrekullueshme të jesh këtu në San Siro, veçanërisht për të parë Interin,” tha ai për televizionin e Interit, pasi iu dha një fanellë e edicionit special.

“Garën për titullin e kampionatit është shumë interesante, pasi Napoli po ia del mirë dhe ekipet e tjera po ashtu po ia dalin mirë. Serie A ka qenë gjithmonë shumë, shumë konkurruese, por situata këtë herë është paksa e pazakontë”.

“Interi duhet të luajë në çdo kompeticion, përfshirë Ligën e Kampionëve, ndërsa Napoli është vetëm në Serie A. Do të jetë shumë e vështirë për Interin të fitojë Scudetto-n përsëri, edhe pse, natyrisht, është e mundur. Shpresoj shumë që ata të fitojnë Ligën e Kampionëve.”

Klinsmann ka pritshmëri të larta për Interin

Klinsmann ka veshur fanellën e Interit nga viti 1989 deri në vitin 1992, duke fituar Kupën e UEFA-s, dhe mbetet shumë i dashur nga tifozët vendas.

“Unë e dua shumë Marcus Thuram, pasi kam luajtur me babain e tij te Monako për dy vjet, pastaj e kam ndjekur Marcus gjatë karrierës së tij në Bundesliga. Ishte kënaqësi e madhe kur ai u transferua në Itali, megjithatë nuk e prisja që ai të përshtatej me Serie A kaq shpejt”.

“Ai nuk kishte bërë aq mirë si sulmues në Gjermani, por kjo tregon se Simone Inzaghi di si t’i përmirësojë lojtarët, veçanërisht sulmuesit”.

Interi arriti në Finalen e Ligës së Kampionëve dy vjet më parë, duke humbur ndaj Manchester City, por legjenda beson se ata mund ta fitojnë këtë herë.

“Përveçse kanë pothuajse dy ekipe të plota, kjo është e nevojshme për rotacionin kur kalojnë muajt kritikë, nga marsi në prill. Më pëlqen mënyra se si Interi ka këtë frymë ekipore, ata ndihmojnë njëri-tjetrin, festojnë së bashku, dhe kjo është e rëndësishme mbi të gjitha nëse dëshiron të fitosh Ligën e Kampionëve”.

Ish-trajneri i Gjermanisë, Bayern Munich, Amerikës, Hertha BSC dhe Kombëtares së Koresë së Jugut është një adhurues i stilit të futbollit të Inzaghit.

“Raporti që Simone ka me të gjithë, nga klubi deri te lojtarët, tregon qartë se ata janë të gjithë në të njëjtën faqe, edhe kur gjërat nuk po shkojnë aq mirë”. /GazetaExpress/