Klinika Emergjente zhvendoset në hapësirat e Gjysmë Intensivës së Kardiologjisë, SHSKUK del me njoftim për pacientët - Gazeta Express
string(134) "klinika-emergjente-zhvendoset-ne-hapesirat-e-gjysme-intensives-se-kardiologjise-shkaku-i-renovimit-shskuk-del-me-njoftim-per-pacientet"

Klinika Emergjente zhvendoset në hapësirat e Gjysmë Intensivës së Kardiologjisë, SHSKUK del me njoftim për pacientët

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 13:26

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se Klinika Emergjente është zhvendosur në hapësirat e Gjysmë Intensivës së Kardiologjisë, shkaku i fillimit të renovimit të tërësishëm të hapësirave, raporton Express.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, SHKUK ka udhëzuar të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbime shëndetësore emergjente që të drejtohen tek ish-hapësirat e Gjysmë Intensives Kardiologjike, ku më parë ka qenë Mjekimi i vjetër Intensiv Qendror.

Lexo Edhe:

“Qendra Klinike Univerisitare e Kosovës-QKUK, njofton  se për shkak të fillimit të renovimit të tërësishëm të hapësirave, Klinika Emergjente është zhvendosur në hapësirat e Gjysmë Intensives së Kardiologjisë.

Andaj, të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbime shëndetësore emergjente duhet të drejtohen tek ish-hapësirat e Gjysmë Intensives Kardiologjike, ku më parë ka qenë Mjekimi i vjetër Intensiv Qendror!”,thuhet në njoftim.