Klinika e Neurologjisë me “udhëzues për përballje me sëmundjet neurologjike gjatë Covid-19” - Gazeta Express
string(89) "klinika-e-neurologjise-me-udhezues-per-perballje-me-semundjet-neurologjike-gjate-covid-19"

Gazeta Express

09/08/2020 12:20

Klinika e Neurologjisë me “udhëzues për përballje me sëmundjet neurologjike gjatë Covid-19”

Gazeta Express

09/08/2020 12:20

Klinika Universitare për Neurologji  ka përgatitur Udhëzues për përballje me sëmundjet neurologjike në kushte të COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Водич-невролошки заболувања во услови на COVID-19 пандемија (2) (1)

Lexo Edhe:

Udhëzuesi përmban rekomandime profesionale dhe kahe për ndjekjen e komplikmeve imunologjike, pasojat neuropsikologjike dhe zhvillim eventual të anuluar të sëmundjeve neurodegjeneretive tek të sëmurët me Kovid-19. Ka edhe kapituj të veçantë lidhur me sëmundjet neurologjike dhe Covid-19 si dhe rekomandime të përgjithshme për terapi imunosupresive dhe imunomudulatore te pacientët me sëmundje neurologjike siç janë pacientët me sklerozë, miastenia gravis, sëmundje neuromuskulare dhe sëmundje joinflamatore në qendrën e sistemit nervor.

Rekomandimet janë bërë në bazë të përvojave të deritashme nga më shumë qendra mjekësore, asociacione profesionale të neurologëve dhe mendimeve nga ekspertë, ndërsa na pajtueshmëri me iniciativën e Akademisë Evropiane për Neurologji (EAN).

“Me rritjen e numrit të të sëmurëve me Covid-19 publikohen edhe njohuri për involvim direkt dhe indirekt të sistemit nervor. Me faktin se ASE-2 (angiotensin converting enzyme-2), receptori për SARS COV-2 është i pranishëm në tru, e qartë është se virusi mund të infektojë neuronet dhe të shkaktojë komplikime direkte apo indirekte neurologjike. Nga ana tjetër, pacientët me disa sëmundje neurologjike dhe terapinë që e pranojnë për trajtim bien në grupin e personave me rrezik të madh të zhvillimit të komplikimeve nga Kovid-19”, qëndron në Udhëzuesin.