Klinaku thotë se po provokohet nga mesazhe të dyshimta që po vijnë në numrin e tij të telefonit - Gazeta Express
string(95) "klinaku-thote-se-po-provokohet-nga-mesazhe-te-dyshimta-qe-po-vijne-ne-numrin-e-tij-te-telefonit"

Gazeta Express

30/09/2020 23:28

Klinaku thotë se po provokohet nga mesazhe të dyshimta që po vijnë në numrin e tij të telefonit

Gazeta Express

30/09/2020 23:28

Ushtruesi i detyrës së OVL–UÇK’së, Faton Klinaku, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se po merr se po provokohet dhe shqetësohet nga persona të panjohur, të cilët po i çojnë mesazhe kinse janë nga Gjykata Speciale e Hagës.

Klinaku tha se mesazhe të tilla e të panjohura në telefonin e tij nuk kanë të naluar në këto orë të vona.

Lexo Edhe:

“Në adresën tuaj private të emailit ose në atë të organizatës është dërguar një email që përmban urdhrin e gjykatësit të vetëm. Nëse keni ndonjë pyetje mund të kontaktoni summons@spoffice.org”, shkruhet në një nga mesazhet që ka pranuar Klinaku.

Ai i bëri thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit që t’i hetojë ata që po bëjnë veprime të tilla.

“Provokimet, shqetësimet e panjohura për mua në adresën, telefonin tim personal, nuk kanë të ndalur në këto orë të vona! Kërkoj nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit që t’i hetojë se nga kush dhe përse bëhen këto”, ka shkruar Klinaku.

Provokimet, shqetësimet e panjohura për mua në adresën, telefonin tim personal, nuk kanë të ndalur në këto orë të…

Posted by Faton Klinaku on Wednesday, September 30, 2020

Kujtojmë se sot gjatë ditës, Faton Klinaku dhe avokati i OVL-UÇK’së, Tomë Gashi, janë ftuar që të japin dëshmi në zyrat e EULEX’it në Fushë Kosovë. Që të dy kanë refuzuar të bëjnë një gjë të tillë.