Klinaku: Materialin e radhës do ta quajmë “Pjata fluturuese”, pasi vjen në CD - Gazeta Express
string(73) "klinaku-materialin-e-radhes-do-ta-quajme-pjata-fluturuese-pasi-vjen-ne-cd"

Klinaku: Materialin e radhës do ta quajmë “Pjata fluturuese”, pasi vjen në CD

Gazeta Express

29/09/2020 23:41

Sekretari dhe njëherit ushtruesi i detyrës së kreut të OVL–UÇK’së, Faton Klinaku, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se materiali i radhës që do t’i vijë zyrave të tyre në formë të CD’së do ta quajnë “Pjata fluturuese”.

Klinaku tregon se ideja për këtë emërim ishte e Nasim Haradinajt, nënkryetarit të organizatës tashmë i arrestuar.

Lexo Edhe:

Kjo për shkak se CD’ja të cilën OVL e UÇK’së e presin pasi “rrufeja” i premtoi se do ta sjellë së shpejti, ka formën e pjatës fluturuese.

“Nëse vijnë dosjet tjera në formë të CD’së, ne do t’i quajmë pjata fluturese”, është shprehur Klinaku në T7.

Tutje ai tregoi se cka do të ndodhë në rast se arrestohet edhe vet klinaku.

“Nëse arrestohem edhe unë, vazhdon punën tjetri”, ka thënë Klinaku.

“Jemi kryesia dhe këshilli e gjithashtu edhe degët në të gjithë Kosovën. Nëse unë arrestohem, vazhdon punën dikush tjetër pas meje”, shtoi Klinaku.