Klinaku: Jam i sigurt se draft-statutin e Ramës do ta refuzojë kategorikisht Serbia - Gazeta Express
string(81) "klinaku-jam-i-sigurt-se-draft-statutin-e-rames-do-ta-refuzoi-kategorikisht-serbia"

Klinaku: Jam i sigurt se draft-statutin e Ramës do ta refuzojë kategorikisht Serbia

Lajme

Gazeta Express

09/06/2023 12:45

Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, është shprehur i sigurt se draft-statuti për Asociacionin, i cili është propozuar nga Edi Rama, do të refuzohet edhe nga Serbia.

Klinaku ka treguar se edhe ai është kundër këtij propozimit.

Lexo Edhe:

Në profilin e tij në “Faceboook”, ai ka shkruar Kosova duhet të jetë kundër çfarëdo Asociacioni.

“Kundër çfarëdo asociacioni! Jam plotësisht i sigurt (pa e lexuar) se draft-statutin e asociacionit të propozuar nga Edi Rama do ta refuzoi kategorikisht Serbia. Në anën tjetër, edhe unë (pa e lexuar) jam poashtu kundër atij drafti (sepse jam kundër çfarëdo asociacioni). Tash, a po i bjen kjo që edhe unë jam me Serbinë a jo?”, ka shkruar Klinaku.