Klinaku, Gucatit e Haradinajt: Së shpejti bashkë, këtu ose atje - Gazeta Express
string(60) "klinaku-gucatit-e-haradinajt-se-shpejti-bashke-ketu-ose-atje"

Klinaku, Gucatit e Haradinajt: Së shpejti bashkë, këtu ose atje

Gazeta Express

25/09/2020 23:47

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar pas arrestimeve dhe bastisjeve në zyrat e organizatës.

Gjykata Speciale sot i ka arrestuar kreun e OVLUÇK’së, Hysni Gucati, dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.

Lexo Edhe:

Klinaku ka publikuar një fotografi me disa miq të tij, ndërsa ka shkruar: “Së shpejti bashkë, ose këtu ose atje”.

Ai këtë mesazh ka për kolegët e tij, Gucati dhe Haradinaj, të cilët pas arrestimit janë dërguar në Hagë.