Klinaku e denoncon RTK'në: Po duan të bëjnë dokumentar për një person që s'ka qenë në UÇK'në - Gazeta Express
string(88) "klinaku-e-denoncon-rtkne-po-duan-te-bejne-dokumentar-per-nje-person-qe-ska-qene-ne-uckne"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2022 21:47

Klinaku e denoncon RTK’në: Po duan të bëjnë dokumentar për një person që s’ka qenë në UÇK’në

Lajme

Gazeta Express

06/08/2022 21:47

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UCK’së, Faton Klinaku ka reaguar ndaj Radio Televizionit Publik të Kosovës, pasi thotë se e kanë kontaktuar që dy herë për të bërë një emision për Bashkim Sula, si veteran i UÇK-së.

Klinaku nëpërmjet një shkrimi në Facebook tregoi se u ka kërkuar që të mos bëjnë emision për të, sepse ai nuk ka qenë fare në UÇK.

Advertisement

“Vitin e kaluar më ka kontaktuar RTK, për t’më pyetur e për ta bërë një emision për “veteranin e UÇK-së” Bashkim Sula, dhe unë ju kam thënë që mos e bëni, sepse nuk ka qenë në UÇK fare dhe emisionet në Shqipëri janë farsë, sepse janë mashtruar nga ata individë të papërgjegjshëm, që kanë bërë filma në TV”, tha Klinaku.

Tutje ai kërkoi që mediat para se të publikojnë diçka për veteranët e luftës së UÇK’së, ta kontaktojnë zyrën e OVL UÇK-së.

“Po reagoj sepse, më thirrën prapë e që duan të keqpërdorin në emër të UÇK-së, dhe është mirë që organet e shtetit të merren me këto punë. Lutje,  Çdo televizion apo media, para se të publikojë diçka për veteranët e luftës së UÇK-së, është mirë që të na kontaktojnë së pari neve si OVL UÇK, apo degët tona”, tha ai.