Klienti e sulmon kamerierin e një picerie në Fushë Kosovë, thotë se i transmetoi energji negative - Gazeta Express
string(96) "klienti-e-sulmon-kamerierin-e-nje-picerie-ne-fushe-kosove-thote-se-i-transmetoi-energji-negative"

Lajme

Gazeta Express

28/02/2025 13:10

Klienti e sulmon kamerierin e një picerie në Fushë Kosovë, thotë se i transmetoi energji negative

Lajme

Gazeta Express

28/02/2025 13:10

Një rast i çuditshëm dyshohet se ka ndodhur së fundmi në një piceri në Fushë Kosovë.

Një klient dyshohet se ka sulmuar fizikisht një kamerier.

Bazuar në informacionet që ka Sinjali, i dyshuari e ka goditur me kokë në kokë viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima, por edhe i dyshuari kanë marrë trajtim mjekësor ndërsa më pas kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se gjatë dëshmisë së tij, i dyshuari ka deklaruar se motivi i sulmit ka qenë gjoja energjia negative që kamerieri ia ka transmetuar dhe e ka shtyrë që ta godas.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement