KLGj i njoftoi mbarimin e mandatit, Ardian Dvorani: Do i drejtohem gjykatës - Gazeta Express
string(73) "klgj-i-njoftoi-mbarimin-e-mandatit-ardian-dvorani-do-i-drejtohem-gjykates"

Gazeta Express

02/07/2020 18:47

KLGj i njoftoi mbarimin e mandatit, Ardian Dvorani: Do i drejtohem gjykatës

Gazeta Express

02/07/2020 18:47

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), vendosi më 11 qershor përfundimin e mandatit e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.

Ai humbi edhe funksionin e tij si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), të cilin e ushtronte automatikisht si anëtari i vetëm i Gjykatës së Lartë.

Lexo Edhe:

Në këtë vendim KLGJ thekson faktin se asnjë nga gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë nuk mund ta zëvendësojë Dvoranin pasi është emëruar për një mandat të plotë kushtetues 9-vjeçar.

Por nga ana tjetër, emërimi dhe fillimi i ushtrimit të detyrës nga tre gjyqtarë të rinj në situatën e mospasjes të një pozicioni të lirë në këtë Gjykatë, që duhet të plotësohet nga rradhët e juristëve të spikatur, ka çuar në përfundimin e detyrës së Ardian Dvoranit.

“E mora ditën e djeshme, po shqyrtoj mundësinë t’i drejtohem gjykatës dhe ta kundërshtoj”, tha Dvorani për t.ch.

Në vendim thuhet: Për ju ka përfunduar mandati për të qëndruar në detyrë. Jeni emëruar në Gjykatën e Lartë më 17.02.2005. Mandati juaj ka mbaruar në mënyrë normale pas 9 vjetësh.

Më 16.01.2014 presidenti është njohur për përfundimin e mandatit tuaj, asnjë nga gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë nuk iu zëvendëson nominalisht.