Me përkushtimin e Qeverisë të gjithë punonjësit që një kohë të gjatë punojnë me kontrata në vepër në spitalet në vend do të marrin vendime pune menjëherë pas zgjedhjeve, më së voni deri në fund të këtij viti, bën të ditur Drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski gjatë vizitës së sotme në Spitalin e përgjithshëm të Velesit së bashku me zëvendësin e tij Branko Axhigogov dhe zëvendësministrin e Shëndetësisë Jovica Andovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
“Çështja është se sa shpejt mund të arrihen këto procese në mënyrë administrative, sepse duhet të koordinohen më shumë institucione, por megjithatë pas zgjedhjeve deri në fund të vitit, kemi një përkushtim të qartë për të siguruar që të gjithë ata që kanë punuar me kontrata në vepër të marrin vendime të përhershme dhe kështu të zgjidhin statusin e tyre”, tha Klekovski.
Siç informon Aleksandar Buzalkov, drejtor i IPSH Spitali i përgjithshëm në Veles, në spitalin e Velesit ka shtatë të punësuar me kontratë në vepër. Shpreson se pas zgjedhjeve do të marrin pëlqim për punësimin e tyre në afat të pacaktuar siç është rënë dakord me autoritetet.
tag_katrorimaqedoni_2
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...