“Kam dëshirë të kem një fëmijë tjetër, nuk e di vajza apo djalë…”
Së fundmi, aktorja dhe këngëtarja e njohur Klea Huta e ftuar në një intervistë, ka ndarë disa detaje për djalin e saj me Elgit Dodën, Kridin.
Ajo është shprehur se Krid është një djalë shumë i zgjuar dhe i rritur mendërisht, mirëpo ajo për të cilën është penduar Klea në lidhje më të, është se nuk do të kishte dashur që imazhin e tij ta kishte bërë publik.
“Deri 1 vit e mbajtëm të izoluar, nuk ia nxorëm portretin. Por nëse do e ktheja kohën pas, nuk do e nxirrja Kridin,”-është shprehur aktorja. Ndër të tjera ajo ka treguar planet e saj për një fëmijë të dytë me Eglitin.
“Kam dëshirë të kem një fëmijë tjetër, nuk e di vajza apo djalë. Mua të gjithë më thonë kur do ta bësh vajzën. U them: ‘A e kam të shkruar këtu në ballë që do bëj vajzë?’ Nuk e di çfarë do jetë, çfardo që të jetë dhe kurdo që të vijë, të vijë me shëndet dhe me bekimin e madh nga Zoti”-tha Klea Huta.