Prej disa ditësh në Venecia po mbahet edicioni i 82-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, i cili po tërheq vëmendjen e mediave në mbarë botën.
Yjet e kinemasë nga e gjithë bota por edhe të ftuar të tjerë të shumtë, kanë ecur në tapetin e kuq duke marrë gjithë vëmendjen. Në mesin e tyre ka qenë edhe balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa.
E njohur për karrierën e saj të suksesshme në Itali, Klaudia shkëlqeu në tapetin e kuq me një fustan elegant të zi me detaje të rafinuara dhe dy fjongo delikate anash.
Me flokët të kapura dhe një prezencë të mahnitshme, Pepa pozoi me stil pranë yjeve ndërkombëtarë, duke treguar elegancën e saj të pakrahasueshme.
Pjesëmarrja e Klaudias e bën atë shqiptaren e vetme të ftuar këtë vit deri me tani në Festivalin e Filmit në Venecia.