string(87) "kjo-veture-u-vodh-mbreme-ne-shtime-6-ore-me-vone-u-gjet-bashke-me-hajnin-ne-llapnaselle"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 9:58

Kjo veturë u vodh mbrëmë në Shtime, 6 orë më vonë u gjet bashkë me hajnin në Llapnasellë

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 9:58

Më 12 maj 2025, rreth orës 13:40, stacioni policor në Shtime ka pranuar një informacion lidhur me një rast të vjedhjes së një automjeti të tipit “Mercedes”, me targa vendi.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, janë aktivizuar njësitë relevante policore në nivel vendi dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Si rezultat i punës intensive të policisë, rreth orës 20:00, i dyshuari së bashku me automjetin e vjedhur është ndaluar në fshatin Llapnasellë, Komuna e Graçanicës.

Njësia e hetimeve pranë stacionit policor në Shtime e ka shoqëruar të dyshuarin dhe ka zhvilluar intervistimin e tij në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari SH.LL, 25-vjeçar është ndaluar për 48 orë.