string(105) "kjo-stervitje-u-planifikua-qe-te-ishte-sa-me-reale-ushtaret-e-kforit-sterviten-per-kontrollin-e-trazirave"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2025 12:35

‘‘Kjo stërvitje u planifikua që të ishte sa më reale’’, ushtarët e KFOR’it stërvitën për kontrollin e trazirave

Lajme

Gazeta Express

24/05/2025 12:35

Ushtarët bullgarë së bashku me instruktorë hungarezë të KFOR-it, kanë zhvilluar një stërvitje për përballje me frikën nga zjarri, si dhe për kontrollin e turmave dhe trazirave.

Nga KFOR është thënë se stërvitje është planifikuar enkas që të ishte sa më reale, për t’u ofruar pjesëmarrësve një përjetim të plotë të mjedisit operativ.

Postimi:

Ushtarë bullgarë nga Batalioni i Forcës Shumëkombëshe të Rezervës Operacionale të misionit të udhëhequr nga NATO (KFOR), së bashku me instruktorë hungarezë nga Batalioni i Rezervës Taktike të KFOR-it, zhvilluan stërvitje për përballjen me frikën nga zjarri dhe për kontrollin e turmave dhe trazirave.

Kjo stërvitje ishte planifikuar enkas që të ishte sa më reale, për t’u ofruar pjesëmarrësve një përjetim të plotë të mjedisit operativ.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e vet – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përmbushje të roleve të tyre si përgjegjës për sigurinë.