Kjo pritet të jetë data e finales së Big Brother VIP Albania 2 - Gazeta Express
string(62) "kjo-pritet-te-jete-data-e-finales-se-big-brother-vip-albania-2"

Kjo pritet të jetë data e finales së Big Brother VIP Albania 2

TV/Film

Gazeta Express

15/03/2023 23:07

Banorët e ‘Big Brother VIP Albania’ do duhet të qëndrojnë edhe për dy muaj të tjerë brenda shtëpisë.

Kurioziteti nuk i la të qetë mbrëmjen e kaluar, ndaj vendosën që të pyesnin Arbana Osmanin se kur do përfundojë ky edicion. Mirëpo, moderatorja nuk ua tha, duke shtuar me të qeshur: Tre muaj’.

Lexo Edhe:

Edhe pse Arbana nuk e bëri të ditur, burime për ‘Iconstyle’ tregojnë ekskluzivisht se finalja e ‘Big Brother VIP’ do mbahet më 16 Maj.

Ditën e martë (16 Maj), do marrë fund kjo eksperiencë për banorët finalistë që janë bërë pjesë e saj që nga data 24 dhjetor. Nuk dihet se kush do jenë 4 finalistët, mirëpo deri atëherë është rrugë e gjatë.