Kjo pritet të jetë data e finales së Big Brother VIP Albania 2
TV/Film
Gazeta Express
15/03/2023 23:07
Banorët e ‘Big Brother VIP Albania’ do
duhet të qëndrojnë edhe për dy muaj të tjerë brenda shtëpisë.
Kurioziteti nuk i la të qetë mbrëmjen e
kaluar, ndaj vendosën që të pyesnin Arbana Osmanin se kur do përfundojë ky
edicion. Mirëpo, moderatorja nuk ua tha, duke shtuar me të qeshur: Tre muaj’.
Edhe pse Arbana nuk e bëri të ditur, burime
për ‘Iconstyle’ tregojnë ekskluzivisht se finalja e ‘Big Brother VIP’ do mbahet
më 16 Maj.
Ditën e martë (16 Maj), do marrë fund kjo
eksperiencë për banorët finalistë që janë bërë pjesë e saj që nga data 24
dhjetor. Nuk dihet se kush do jenë 4 finalistët, mirëpo deri atëherë është
rrugë e gjatë.