Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se lufta mes Iranit dhe Izraelit po i afrohet me shpejtësi “pikës pa kthim”, ndërsa Uashingtoni po shqyrton mundësinë e përfshirjes në konflikt.
“Për fat të keq, gjenocidi në Gaza dhe konflikti me Iranin po i afrohen pikës pa kthim. Kjo marrëzi duhet të ndalet sa më parë,” është shprehur ai, sipas AFP, transmeton Express.
Tutje, bëhet e ditur se Erdogan ka paralajmëruar se pasojat e këtij konflikti mund të prekin rajonin, Evropën dhe Azinë “për shumë vite”.