Kjo ishte e vetmja grua kosovare me gradën gjeneralmajor - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

29/01/2020 8:41

Kjo ishte e vetmja grua kosovare me gradën gjeneralmajor

Ballina

Gazeta Express

29/01/2020 8:41

Xhevë Krasniqi, Lladrovci ishte luftëtare e UÇK-së në luftën e fundit në Kosovë, e cila luftoi pareshtur deri në frymën e saj të fundit për lirinë e vendit

Ajo ishte luftëtarja e vetme e UÇK-së, që kishte gradën e gjeneralmajorit, grada më e lartë që ka marrë një grua shqiptare.

Xhevë Krasniqi – Lladrovci ishte thellësisht e emancipuar dhe e shkolluar. Dy herë e diplomuar, si mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe si juriste e diplomuar.

Është grua e cila në lëvizjen ilegale çlirimtare, u bë një nga figurat më të rëndësishme dhe më domethënëse, e cila krijoi portretin e saj politik, figurën e gruas që i takonte e ardhmja.

Shtabi i përgjithshëm i UÇK-së, pas rënies i dha titullin “Gjeneralmajor”, ndërsa më 22 shtator 2008, Xhevë e Fehmi Lladrovci shpallen heronj të Kosovës nga kryetari i atëhershëm i Kosovës, Fatmir Sejdiu.