Çifti tashmë kanë zyrtarizuar një rikthim që do ta bëjnë së bashku pas një kohe
Këngëtarja Tuna Sejdiu dhe reperi Cozman janë ribashkuar përsëri për të sjellë një gjë që shumë pak njerëz e kanë pritur.
Ish të dashuruarit kanë zyrtarizuar nëpër rrjetet sociale të tyre se do të lansojnë një këngë të re bashkë.
“Sillem poshtë nalt, poshtë nalt prap bashkë”, ka shkruar Cozman, në rrjetin e tij në Instagram, derisa Tuna shkroi:
“I HUJ’ nesër ora @5pm”.
Kujtojmë se Tuna tashmë është bërë nënë e dy djemve që i ka me burrin e saj Patris Berisha, vëllait të këngëtarit dhe prezantuesit, Robert Berisha. /GazetaExpress/