Kjo është viktima më e re e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë - Gazeta Express
string(68) "kjo-eshte-viktima-me-e-re-e-covid-19-ne-24-oret-e-fundit-ne-kosove-9"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 15:08

Kjo është viktima më e re e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 15:08

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 4 raste të vdekjes me COVID-19, raporton Gazeta Express.

Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një 48 vjeçar nga Prishtina.

Lexo Edhe:

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

 “Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (76 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (48 vjeç), Prishtinë 1 rast (79 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 105.711 raste nga 543.074 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.191 raste të vdekjes”, është thënë nga IKSHPK.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.312 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 75 raste pozitive. /Express/