Kjo është vetura e parë fluturuese që ka shpejtësi prej 321 kilometra në orë - Gazeta Express
string(76) "kjo-eshte-vetura-e-pare-fluturuese-qe-ka-shpejtesi-prej-321-kilometra-ne-ore"

Gazeta Express

04/12/2019 22:24

Kjo është vetura e parë fluturuese që ka shpejtësi prej 321 kilometra në orë

Gazeta Express

04/12/2019 22:24

Vetura e parë në botë që mund të fluturojë dhe të vozitet “me një shpejtësi të lartë prej 321 kilometra në orë në ajër dhe 160 km/h në tokë” është zbuluar në Majami me një çmim prej 599,000 dollarësh (mbi 540,000 euro).

Kjo veturë quhet Pioneer Personal Air Landing, ose PAL-V, dhe është e pajisur me helikë të mbërthyer dhe të pasme dhe mund të fluturojë në lartësi deri 3.81 km. Po ashtu, PAL-V përdor motorin benzinë.

Lexo Edhe:

PAL-V në Holandë është tashmë në prodhim dhe dërgesat e para nga gjithsej 70 sosh deri më tash të bëra, pritet të arrijnë në vitin 2021.

Gjithashtu, PAL-V ka dy ulëse dhe motorin me katër cilindra e kapacitet prej 230 kuajfuqi.

Kjo veturë fluturuese mund të konvertohet nga një veturë me tre rrota në një “helikopter” në vetëm 10 minuta, dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km në orë e arrin për vetëm 8 sekonda.

Karroceria e saj përbëhet nga fibra të karbonit, titani, alumini dhe peshon 1.500 kilogramë, si dhe kërkon një pistë prej 540 metrash për ngritje dhe vetëm 100 metra për ulje. Po ashtu, është e pajisur me një sistem vozitjeje të ngjashëm me atë të motoçikletës./kosovapress/