"Kjo është vala e parë", mjeku: Çdo kontakti të afërt të të infektuarve u duhet bërë tamponi - Gazeta Express
string(88) "kjo-eshte-vala-e-pare-mjeku-cdo-kontakti-te-afert-te-te-infektuarve-u-duhet-bere-tamponi"

“Kjo është vala e parë”, mjeku: Çdo kontakti të afërt të të infektuarve u duhet bërë tamponi

Gazeta Express

04/07/2020 22:19

Mjeku Arjan Mezini tha se çdo kontakt i afërt i rasteve me COVID-19 duhet të tamponuar, me apo pa simptoma qoftë ai.

Sipas Mezinit rastet e reja në Shqipëri duken se varren nga testimet, prandaj ato duhet të rriten 2-3 herë.

Lexo Edhe:

Ai shprehet si bindur se kjo është vala e parë e koronavirusit në Shqipëri, dhe jo ajo që kaloi në periudhën mars- prill, ndërkohë është tani Shqipëria që po rikthehet aty ku ishte Europa 2 muaj më parë.

”Po ta shohësh, I lëmë shifrat e sotme, shohim ato të djeshmet, reflektonin nga numri I përgjithshëm I tamponeve në 25% të të infektuarve. Ne duhet të kishim bërë 2=3 herë më shumë për të arritur në 10%-shin, se është shumë më shumë në 1000, 1500 njerëz. Ne duhet të ndërpresim vatrat. Nëse vijojmë kështu atëhere vështirë do të kemi ato shifrat kontabël të BE për lëvizjen mes shteteve.

Ka persona që janë diagnostifikuar me COVID_19, madje janë shtruar, por familjarëve të tyre apo kontakteve të afërta nuk I bëhet tamponi thjesht dhe vetëm se janë asimptomatikë. Është në gjykimin tuaj i detyrueshëm tamponi tek këta?

Mendimi im, është që çdo kontakt I afërt duhet tamponuar. Sepse njerëzit thonë s’kam gjë dhe vijoj jetën. E kam dëgjuar që e ndjek Evropa këtë metodë, por Evropa ia ka izoluar vatrat, ne po kthehemi në kohën kur Europa kishte infeksion në mars- prill. Se ne ishim në ‘’Lock-Down’’ dhe sigurisht kishte më pak raste.

Ndërkohë që sot jemi në një po them, kjo është valë e parë. Sepse nuk patëm valë.”- tha Mezini në “Kjo Javë”.