string(94) "kjo-eshte-shtepia-e-gjestit-motra-e-tij-thote-se-nuk-eshte-i-adoptuar-flasin-banoret-e-fshatit"

TV/Film

Gazeta Express

16/01/2025 20:22

Kjo është shtëpia e Gjestit, motra e tij thotë se nuk është i adoptuar, flasin banorët e fshatit

TV/Film

Gazeta Express

16/01/2025 20:22

Gazetare: Shaha Thaçi

Gjesti, pseudonimi i artistit Besart Kelmendi, ka zgjedhur muzikën si fushën ku do të shkëlqejë.

Me projektin e tij të parë muzikor, “Idiote”, i cili u kompletua me një klip të punuar deri në detaje, ai tërhoqi vëmendjen e publikut që e mirëpriti menjëherë.

Ky ishte vetëm hapi i parë i një rrugëtimi të gjatë, pasi Gjesti, i njohur për përkushtimin dhe energjinë e tij, nisi menjëherë punën për projekte të tjera.

Pas daljes nga “Big Brother VIP Kosova”, Gjesti, 24-vjeçari nga Pavlani i Pejës, ka tërhequr vëmendjen e publikut me hyrjen e tij të befasishme në “Big Brother VIP Albania”.

Me një karizëm të veçantë dhe mbështetje të fuqishme nga publiku shqiptar, Gjesti ka fituar në zemrat e secilit.

Se çfarë kanë thënë bashkëvendasit, mund ta mësoni duke klikuar videon e mëposhtme. /GazetaExpress/