Kjo është pija ideale për këto ditë të ftohta - Gazeta Express
string(45) "kjo-eshte-pija-ideale-per-keto-dite-te-ftohta"

Kjo është pija ideale për këto ditë të ftohta

Gazeta Express

15/01/2020 15:48

Një nga pijet më të njohura dhe më të shëndetshme për dimër, është pikërisht boza. Siç dihet, kjo pije krijohet nga fermentimi i kokrrave të misrit apo drithërave të tjera.

Boza është e përhapur sidomos në vendet e ftohta si: Kazakistan, Kosovë, Bullgari, Maqedoni, Bosnjë dhe Mal të Zi.

Lexo Edhe:

Ajo përmban vlera të larta ushqimore siç janë: kalciumi, fosfori dhe zinku. Gjithashtu është një nga pijet ushqyese që të mban të ngopur për shumë orë.  Kjo pije preferohet të përdoret në stinën e dimrit, për shkak se përmban edhe shumë lloje të vitaminave A, C, D dhe E, që janë të vlefshme për stinën e ftohtë kur trupi sulmohet nga virozat.

Preferohet që bozës t’i shtohet edhe kanellë, që të bëhet më e shijshme dhe më efektive. /Express