Kjo është ora e duelit McGregor-Cerrone - Gazeta Express

Kjo është ora e duelit McGregor-Cerrone

Instant

Gazeta Express

18/01/2020 23:46

Conor McGregor do të kthehet në oktogon pas një kohe të gjatë.

Pas humbjes nga Khabib Nurmagomedov, McGregor do të kthehet në oktogon për të rikthyer lavdinë e tij.

Ylli irlandez i UFC do të përballet me Cerrone, në mbrëmjne e UFC 246, përcjell lajmi.net.

Sonte do të ketë disa duele, prandaj është e vështirë të thuhet saktë koha e fillimit të meçit, por ai pritet të fillojë diku rreth orës 5:30 – 06:00 në mëngjesin e së dielës, sipas kohës sonë lokale.

Gjithsej do të zhvillohen 12 meçe para atij kryesorit. Kujtojmë se gjithçka zë vend në ‘T-Mobile Arena’, në Las Vegas.