Kjo është mësuesja e vitit në Kosovë - Gazeta Express
string(36) "kjo-eshte-mesuesja-e-vitit-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 13:58

Kjo është mësuesja e vitit në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 13:58

Ministria e Arsimit dhe Shkencës organizoi ceremoninë tradicionale me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ku u ndanë mirënjohje për mësimdhënës të dalluar nga e gjithë Kosova, si dhe çmimi kryesor “Shaban Jashari” për mësuesen më të mirë të vitit.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, zëvendësministri i parë i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, theksoi rëndësinë e rolit të mësuesve në edukimin dhe formimin e brezave të rinj, duke vlerësuar kontributin e tyre në zhvillimin e shoqërisë.

 “Mësuesit janë edhe autoriteti i parë dhe për një kohë të gjatë i vetëm për fëmijët, jashtë familjes. Përveçse burim dije e kompetence për fëmijët tanë, ata janë busull vlerore për ta teksa rriten e bëhen brezi i ri qytetarë i Republikës”, u shpreh ai në fjalë e tij.

Ai shtoi se krahas falënderimit që shprehim sot për mësimdhënësit, ata meritojnë edhe respektin e përditshëm, e përkrah urimit për ditën e tyre, u duhet edhe mbështetja për punën që bëjnë çdo ditë.    

Teksa shënojmë Epopenë e UÇK-së dhe nderojmë qëndresën heroike dhe sakrificë e familjes Jashari, zëvendësministri Kryeziu përmendi figurën e mësuesit Shaban Jashari, emrin e të cilit mban edhe çmimi i kryesor që u nda sot, i cili përfaqëson shembullin se si roli i mësimdhënësit ka qenë më i madh se sa vetëm dhënia e dijes, duke qenë edhe edukim ndër breza për dashurinë ndaj vendit, gjuhës dhe kulturës.

Zëvendësministri Kryeziu përgëzoi mësuesit dhe mësueset e përzgjedhur sivjet si më të dalluarit, duke i’u uruar të gjithë mësimdhënësve 7 Marsin, ndërsa ndau çmimin kryesor “Shaban Jashari” për mësuesen më të mirë të vitit, Arta Gashi -Ahmetaj.

Mësuesja Arta Gashi – Ahmetaj, duke pranuar çmimin, theksoi se këtë vlerësim e pranon me mirënjohje dhe ia dedikon me dashuri nënës së saj të ndjerë, e cila ka qenë frymëzim dhe mbështetje në rrugëtimin e saj në arsim.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës uron të gjithë mësimdhënësit për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, duke shprehur mirënjohje për punën dhe përkushtimin e tyre të përditshëm në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja.

Advertisement
Advertisement
Advertisement