Kjo është mënyra si të kurseni karburant në veturën tuaj
AutoTech
Gazeta Express
22/03/2023 23:26
Ndryshoni këtë shprehi dhe do të kurseni
para.
“A është frenimi me motor vërtet i keq për
veturën, ndërkaq frenimi me këmbë i mirë?” – kjo është pyetja të cilën e bëjnë
shumica e shoferëve, ndërkaq tani më në fund kemi përgjigjen.
Për dallim nga frenimi me këmbë, frenimi me
motor nënkupton heqjen e këmbës nga papuçja e gazit dhe vënia e motorit në
marshin më të ulët.
Në këtë mënyrë vjen deri te mbyllja e
ventileve, krijimi i vakuumit në motor dhe ngadalësimi i veturës.
Shumica e shoferëve theksojnë që ky frenim me
motor ndikon keq në veturë, mirëpo, e vërteta është krejtësisht ndryshe.
Është shumë efikase të përdoret kjo metodë e
frenimit, sepse kur këmba nuk është në papuçen e gazit, vetura përdor më pak
karburant.
Edhe pse kjo ndoshta ju duket kursim i
parëndësishëm, gjatë udhëtimeve të gjata sasia e ruajtjes së karburantit mund
të jetë e rëndësishme.
Gjithashtu, me rastin e frenimit me motor,
frenat në veturë përdoren më pak se zakonisht – dhe prandaj jetëgjatësia u
është më e madhe.