Kjo është lista e kandidatëve të PSD’së për asamble të Prishtinës - Gazeta Express
string(64) "kjo-eshte-lista-e-kandidateve-te-psdse-per-asamble-te-prishtines"

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 16:37

Kjo është lista e kandidatëve të PSD’së për asamble të Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 16:37

Besa Shahini që është kandidate e PSD’së për kryetare të Prishtinës ka publikuar listën e kandidatëve për asamblistë në kryeqytet.

Ajo ka thënë se ata do të punojnë që Prishtina të mbetet  një vend më i drejtë dhe më i jetueshëm për të gjithë.

“Entuziaste me ekipin tim për Prishtinën 😍 Njerëz që e njohin dhe e ndjejnë këtë qytet, aktivistë të kahmotshëm që mbrojnë të drejtën për të jetuar këtu, aktivistë të rinj që duan të përmirësojnë lagjet e tyre, profesionistë nga fushat më të rëndësishme për jetën e përditshme në qytet.  Të gjithë do të punojnë që Prishtina të mbetet qyteti ynë i përbashkët, një vend më i drejtë dhe më i jetueshëm për të gjithë, ku secili përket dhe mund të ndërtojë jetën e vet.”