Kjo është komuna që prin me numrin e qytetarëve të regjistruar nga diaspora për zgjedhjet lokale 2025 - Gazeta Express
string(101) "kjo-eshte-komuna-qe-prin-me-numrin-e-qytetareve-te-regjistruar-nga-diaspora-per-zgjedhjet-lokale-2025"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 12:11

Kjo është komuna që prin me numrin e qytetarëve të regjistruar nga diaspora për zgjedhjet lokale 2025

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 12:11

uhareka është komuna me numrin më të madh të qytetarëve të regjistruar nga diaspora për të votuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, me 3,458 të regjistruar, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Pas Suharekës renditet Gjakova me 3,08, ndërsa e treta është Dragashi me 3,066 të regjistruar.

Në vendin e katërt është Prizreni me 2,985, pasuar nga Deçani me 2,468 të regjistruar.

Prishtina renditet e 13-ta me 1,755 qytetarë të regjistruar nga diaspora.

Sipas të dhënave nga vendet ku jeton diaspora kosovare:

Gjermania – 21,500 të regjistruar

Zvicra – 11,024

Austria – 2,468

Italia – 2,155

Franca – 1,730

Sllovenia – 1,248

Suedia – 1,026

Të dhënat e KQZ-së tregojnë një interes të madh nga qytetarët jashtë vendit për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.