Kjo është kënga patriotike që u kërkua më së shumti nga shqiptarët në YouTube - Gazeta Express
string(79) "kjo-eshte-kenga-patriotike-qe-u-kerkua-me-se-shumti-nga-shqiptaret-ne-youtube-1"

Kjo është kënga patriotike që u kërkua më së shumti nga shqiptarët në YouTube

Muzike

Gazeta Express

28/11/2023 21:15

Eksperti i IT, Tom Kallanxhi tregoi në një intervistë për Euronews Albania se kënga me e kërkuar patriotike në Google është kënga “Mora fjalë” interpretuar nga Shkurte Fejza.

Ai tha se kjo këngë kërkohet me 40%. 34% e popullsisë kërkojnë këngën e Elvana Gjatës “Kuq e zi je ti”, ndërkohë që “Xhamadani vija vija është në vendin e tretë me 26%.

Lexo Edhe:

Sot mbushen 111 vjet nga dita kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.

Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.