Kjo është gruaja më pjellore në botë, ka kaq fëmijë - Gazeta Express
string(50) "kjo-eshte-gruaja-me-pjellore-ne-bote-ka-kaq-femije"

Kjo është gruaja më pjellore në botë, ka kaq fëmijë

Gazeta Express

29/06/2020 22:48

Kur e gjitha bota flet për Covid-19, ne ju prezantojmë me Mariam Nabatanzi nga Uganda. Kur Miriam ishte 36-vjeçe ajo kishte lindur 42 bebe.

Tani që është 41 vjeçe doktorët i thanë që ka një gjendje të rrallë gjenetike që do të thotë se kryen gjithmonë lindje të shumëfishta, edhe pse kishte kërkuar ndihmë për këtë që kur ishte 23 vjeçe.

Lexo Edhe:

Mariam ka lindur tre katërnjakë, katër trinjakë dhe gjashtë çifte binjakësh, ndërsa për të gjithë mrekullisht kujdeset e vetme. Nëna më pjellore në botë u martua me të shoqin kur ishte vetëm 12 vjeç, ndërsa ai 40. Një vit më vonë ajo lindi binjakët e parë.

Në moshën 23-vjeçare Mariam kishte lindur 25 fëmijë dhe e dëshpëruar i ishte lutur doktorëve t’i ndalonin lindjet. Doktorët e këshilluan se ajo duhet të vazhdonte të lindte, pasi i kishte vezoret shumë të pasura. Shtatzania e fundit e Mariam përfundoi në tragjedi, kur lindi çiftin e gjashtë të binjakjëve.

Vetëm pas lindjes së fundit doktorët e ndihmuan për të mos lindur më. Ajo punon si parukiere, dekoratore dasmash madje dhe mbledh metal për skrap. Ajo është e vendosur të bëjë të mbijetojnë të gjithë fëmijët e saj, duke u dhënë jetën më të mirë, me kujdes shëndetësor dhe shkollim.