Kandidati presidencial kolumbian po trajtohet në kujdes intensiv pasi u qëllua tre herë, dy herë në kokë, gjatë një tubimi në Bogota të Kolumbisë.
Miguel Uribe Turbay, 39-vjeçar, u sulmua teksa u drejtohej mbështetësve në një park të shtunën. Policia arrestoi një të dyshuar 15-vjeçar në vendngjarje, bëri të ditur zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, raporton BBC.
Gruaja e Uribe, Maria Claudia Tarazona, i bëri thirrje kombit që të lutej për mbijetesën e tij.
“Miguel aktualisht po lufton për jetë. Le t’i kërkojmë Zotit që të udhëheqë duart e mjekëve që po e trajtojnë”.
Spitali tha të dielën në mëngjes se Uribe kishte kryer procedura në kokë dhe kofshën e majtë, përpara se të dërgohej për t’u stabilizuar në kujdesin intensiv.
Ai vazhdon të jetë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë.
aaaaa