Kjo është gjendja me pacientët e prekur me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës - Gazeta Express
string(74) "kjo-eshte-gjendja-me-pacientet-e-prekur-me-covid-19-ne-spitalin-e-gjakoves"

Kjo është gjendja me pacientët e prekur me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës

Gazeta Express

22/11/2020 10:21

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Gjakovës janë hospitalizuar 94 pacientë të dyshuar me COVID-19.

Nga kjo shifër, 61 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus, 21 të tjerë kanë rezultuar negativë.

Lexo Edhe:

Bëhet e ditur se 54 pacientë ndodhen në oksigjenoterapi, 6 pacientë ndodhen në CPAP maskë, ndërsa një është i intubuar.

Teksa 12 pacientë po presin rezultatet e testimit.

Spitali i Gjakovës bën thirrje për respektimin e të gjitha masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Ndryshe, numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë të shtunën ka shkuar në 33 mijë e 588, nga ta janë shëruar 20 mijë e 493, derisa raste aktive janë 12 mijë e 191.

Deri më tani, numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 904./Express/