Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në QKUK dhe spitale - Gazeta Express
string(62) "kjo-eshte-gjendja-e-pacienteve-me-covid-19-ne-qkuk-dhe-spitale"

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në QKUK dhe spitale

Lajme

Gazeta Express

26/10/2021 10:10

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se klinika Infektive dhe spitalet e përgjithshme po vazhdojnë të trajtojnë pacientë me COVID-19, ndonëse në numër shumë më të ulët, krahasuar me muajt e kaluar.

Nga SHSKUK kanë thënë se sipas raporteve nga klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 59 pacientë, 20 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 5 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Lexo Edhe:

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 9 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spital i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 11 pacientë

Spitali i Gjilanit, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë