Dy të plagosurit në atentatin e të shtunës ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, tani janë jashtë rrezikut për jetën.
Kjo u bë e ditur kur policia e shtetit të Pensilvanisë dha një përditësim për gjendjen e tyre.
Aty u tha se dy personat, të cilët më herët u raportua se ishin në gjendje kritike, tani janë në gjendje të qëndrueshme.
Përditësimi vjen disa orë pasi viktima e vrarë në të shtënat u emërua si 50-vjeçari Corey Comperatore, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.