Deklarata e plotë e Driton Selmanajt kundër Vjosa Osmanit - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

28/01/2020 19:46

Deklarata e plotë e Driton Selmanajt kundër Vjosa Osmanit

Lajme

Gazeta Express

28/01/2020 19:46

Driton Selmanaj ka sulmuar mediat për raportimin rreth një intervistë të tij, në të cilën kur deputeti i LDK’së është pyetur për qëndrimet e nënkryetares Vjosa Osmani, ka thënë se nuk i bën nder askujt që të qëndrojë në një parti e vazhdimisht ta kundërshtojë atë. Gjithashtu ka thënë se “nuk mendoj se mund të krijosh karrierë politikeduke e kundërshtuar partinë”.

Deputeti i LDK’së ishte cituar për deklaratën e dhënë rreth zyrtarëve që nuk pajtohen me partinë. Kur ishte pyetur për Vjosa Osmanin, e cila disa herë ka dalë kundër qëndrimeve të partisë, Selmanaj ka thënë se secili anëtar i partisë duhet të respektojë qëndrimin që votohet në kryesi.

Më pas, Selmanaj, ka shkruar në Facebook, duke akuzuar mediat se po bëjnë ‘tugjarllëk”, duke ftuar që të ndiqet intervista e tij e plotë dhënë për Kosovpost.

“Tugjarlleku mediatik ne aksion. Japin lajme pa e ndegju fare intervisten time. Intervista ime do transmetohet ne oren 18:00 ne fb kosovapost. Kushdo qe ka interes ta ndegjoj ate se çfare kam thene kane rastin ta ndegjojne intervisten time pas 10 min”, ka shkruar Selmanaj, transmeton Gazeta Express.

Intervista e deputetit të LDK’së u transmetua, e më poshtë mund të gjeni disa prej deklaratave të tij të plota.

Duke u përgjigjur në pyetjen se nëse mendimet ndryshe dhe kundërshtimi i qëndrimeve të partisë në disa raste nga ana e nënkryetares Vjosa Osmanit, asaj i janë kthyer në votëbesimin qytetar, Selmanaj ka thënë se  nuk dua të flas me emra të përveçëm, por  po flas në parim se nëse nuk i respekton vendimet e partisë kjo nuk i bën nder askujt.

“Unë nuk do ta shihja angazhimin politik të askujt dhe mënyrën e kundërshtimeve hapur ndaj vendimeve të partisë kur je anëtar i saj. Nuk mendoj unë se kjo është kultura politike që njerëzit duhet të sillen. Mund shpeshherë të përkthehen këto gjëra në vota, sepse në Kosovë ndodhë gjithçka, qoftë edhe për një arsye të pa rëndësishme edhe votohet, por nuk duhet përkthehet kështu, por duhet parë më tepër idenë kolektive, angazhimi kolektiv dhe partinë. Nëse nuk i respekton vendimet e partisë, nuk e gjen vetën ti, të shkosh në parti politike dhe në vazhdimësi të mos i respektosh vendimet e partisë, për mendimin tim dhe kulturën politike, kjo nuk i bënë nder askujt”, tha Selmanaj.

“Nuk mendoj se mund te krijosh karrierë politike duke e kundërshtuar partinë. Nëse ke çështje që nuk pajtohesh me partinë, atëherë duhet distancuar nga ajo, por jo të qëndrosh brenda e të kesh qëndrime të kundërta me vendimet që i marrin brenda partisë. Për një çështje të caktuar brenda partisë diskutohet me orë të tëra, por kur votohet një qëndrim, atëherë ti si deputet ose si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, apo edhe si anëtar i asaj partie, duhet të rreshtohesh në respektimin e atij vendimi. Nëse nuk e respekton atë vendim, atëherë fillon të paraqet problem për ty se je pjesë e asaj partie politike. Për një rast mund edhe të kesh qëndrim ndryshe dhe të qëndrosh në distancë, por nëse në vazhdimësi ndodhë kjo, atëherë është problem serioz dhe duhet të zgjidhesh një parti që është ndryshe, apo edhe një angazhim tëndin politik tjetër”, ka thënë Selmanaj. /Express/